Author: Test

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për shtetasit e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidentja Vjosa Osmani. Sipas Osmanit, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar. “Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, k shkruar Osmani në platformën X. I thank UAE President, H.H.@MohamedBinZayed for accepting…

Read More

Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) mohoi akuzat se lideri i subjektit opozitar, Partia Republikane, Nikolla Sandulloviq, ishte subjekt i torturës, duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje të të drejtave dhe lirive dhe as ushtrim të forcës së paligjshme fizike ndaj Sandulloviqit. Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhet në paraburgim që nga java e kaluar, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare”. Në deklaratën e lëshuar nga BIA më 10 janar u tha se ata ndërmorën aktivitete…

Read More

Beogradi zyrtar nuk ka dhënë përgjigje ndaj kërkesave të Kosovës për lirimin e qytetarëve të saj, të cilët u arrestuan nga autoritetet në Serbi me akuza për krime lufte në fund të viteve ’90. Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është qytetar i Kosovës, i fundit që u arrestua në Serbi. Atij, më 6 janar, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Më 10 janar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Serbia “vazhdon rrugëtimin drejt metodave të [presidentit rus, Vladimir] Putinit” dhe se arrestimet e qytetarëve të Kosovës janë “të qëllimshme dhe të padrejta”.…

Read More

Një tjetër ngjarje e rëndë e keqtrajtimit të fëmijëve është regjistruar në shtetin grek. Një djalë katër vjeçar është dhunuar mizorisht rëndë nga njerku i tij, në Megarë. Vogëlushi është dërguar me plagë të rënda në spital. Fëmija është i intubuar në spitalin për fëmijë, teksa fillimisht ai u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore Megaron nga nëna e tij 29-vjeçare. Autori ende nuk është arrestuar. Operacioni i policisë për gjetjen dhe kapjen e autorit vijon, ndërsa në shtëpinë e tyre ndodhen tre fëmijët e mitur të nënës, 10, 9 dhe 8 vjeç./vizionplus.tv/

Read More

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati nga partneri i saj dhe shoku i tij në Selanik. Janë bërë publike dy video që tregojnë dy të akuzuarit për vrasje duke hedhur pak minuta pas krimit sendet personale të 41-vjeçares shqiptare në koshin e plehrave. Këto video hedhin poshtë pretendimet e partnerit të saj i cili akuzon shohun e tij për krimin, ndërsa ka thënë se ai vetë ka qenë në gjumë. 41-vjeçarja shqiptare e cila ishte edhe shtatzënë u vra nga partneri dhe miku i tij. Dy personat e akuzuar janë filmuar rreth…

Read More

Ky është momenti i arrestimit të 50-vjeçarit shqiptar, që vrau kunatin e tij pasi mësoi se vajza e tij e vogël ishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare nga viktima. Ai është shoqëruar nga uniformat blu, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes me paramendim. Fatmir Terallari, autori i vrasjes, nuk shfaqi shenja pendese, ndërsa theksoi se bëri atë që duhej bërë ndaj kunatit të tij, për të cilin shprehet se i helmoi të bijën. Mediat greke shkruajnë se viktima kërcënonte vajzën, e cila tanimë është 18 vjeç. Ajo ka treguar në polici se si filloi abuzimi dhe se si së…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe. Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet. “Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo…

Read More

Gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, Sekretari i Jashtëm, David Cameron, deklaroi se duhet  të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë. Nëse BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë këtë zhgënjim, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata. Por, nga bisedat që kam pasur kam ndier se ka zhgënjim sepse Banjska ishte një…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Cameron, ka raportuar para deputetëve britanikë pas vizitës së tij në Kosovë. I pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ai ëhstë shprehur se ajo ishte një ngjarje shumë e rrezikshme. Sipas Cameron nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, do të kishte një varg sulmesh ndaj institucioneve. Cameron në raportimin e tij ka thënë se grupi i Banjskës…

Read More

Në moshën 87-vjeçare kanë ndërruar jetë një çift nga Lamia. Ashtu siç kishin jetuar për dekada, duke ndërtuar një familje të bukur me dy fëmijë dhe duke parë nipërit e mbesat të rriteshin. Pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore që hasën për shkak të moshës së shtyrë, ata kishin njëri-tjetrin dhe djalin e tyre që jetonte me ta. Të shtunën e kaluar, më 6 janar, bashkëshortja ka ndërruar jetë. Dhimbja e ndarjes duket se ka qenë e padurueshme për bashkëshortin e saj në të njëjtën moshë, i cili dha frymën e fundit të hënën e 8 janarit. /Vizionplus.tv/

Read More