Në moshën 87-vjeçare kanë ndërruar jetë një çift nga Lamia.
Ashtu siç kishin jetuar për dekada, duke ndërtuar një familje të bukur me dy fëmijë dhe duke parë nipërit e mbesat të rriteshin.
Pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore që hasën për shkak të moshës së shtyrë, ata kishin njëri-tjetrin dhe djalin e tyre që jetonte me ta.
Të shtunën e kaluar, më 6 janar, bashkëshortja ka ndërruar jetë. Dhimbja e ndarjes duket se ka qenë e padurueshme për bashkëshortin e saj në të njëjtën moshë, i cili dha frymën e fundit të hënën e 8 janarit.
/Vizionplus.tv/