Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
- Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza
- Vuçiç “i alarmuar” nga armatimi i Kosovës: Duan të heqin serbët nga territori i tyre, po i ndihmon SHBA
- Artistja shqiptare nga Cyrihu me ekspozita të reja në botë
- Nëna e partnerit të Gjeorgjia Muratit: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 29-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi
- Kosova armatoset me “Javelin”, Osmani: Blerja e raketave nga SHBA forcon kapacitetet mbrojtëse
Author: Test
Komisioni Evropian (KE) ka thënë të shtunën se pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE) të miratohet kërkesa e tij që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ky propozim është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, e cila u është drejtuar KE-së dhe vendeve anëtare të BE-së me argumente kundër një vendimi të tillë. Në prill të vitit të kaluar, KE-ja kishte theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën – i cili hyri në fuqi më 1 janar – vlente vetëm për poseduesit e pasaportave të…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Kosova po formon forca jashtëzakonisht të mëdha dhe se Amerika po e udhëheq atë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të OKB-së, duke theksuar se për këtë Serbia duhet të forcojë në mënyrë drastike ushtrinë e saj. “Deri në vitin 2027, ata planifikojnë të kenë 5,500 ushtarë profesionistë në të ashtuquajturat Forca të Sigurisë së Kosovës dhe 20,000 në rezerva”, tha Vuçiq, gjatë një vizite në Qendrën Operative të Shërbimit të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake (VBA). Ai saktësoi se Kosova merr ndihmën më të madhe ushtarake nga SHBA,…
Imelda Molla është shqiptarja e cila jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Ajo është e njohur në botën e artit si Imelda’s Art, si një artiste abstrakte. Prej rreth katër vitesh jeton në Cyrih të Zvicrës. Më datë 26 të këtij muaji, ajo do të mbaj një ekspozitë në Art Fair Paris, në Francë. Ndërsa 1 shkurt të këtij vitit deri më 15.02.2024, ajo do të hap ekspozitën në Van Gogh Art Gallery në Madrid të Spanjës, ndërsa më datë 4 prill – deri më 07.04 do të jetë e hapur ekspozita “Art Expo” në Nju Jork.…
Një ngjarje tragjike tronditi Selanikun ditët e para të vitit 2024, ku një 39-vjeçar në bashkëpunim me mikun e tij vranë një grua shqiptare. 41-vjeçarja Gjerogjia Murati u godit disa herë më thikë nga partneri i saj dhe miku i tij. Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe nëna e 39-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, i kërkon djalit të rrëfejë nëse e ka bërë. Partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e saj brutale, është në paraburgim në pritje të deklarimit të tij dhe i vetmi person…
Nëna e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati ishte një ndër personat e para që hodhi dyshimet se e bija mund të ishte vrarë nga partneri i saj. Mediat greke shkruajnë se në deklaratën e saj të parë që ka dhënë pasditen e së mërkurës, më 3 janar, nëna 63-vjeçare e Gjeorgjisë ka deklaruar se një ditë para se të zhdukej, e bija e kishte njoftuar se do të qëndronte tek banesa e partnerit të saj. “Pasi shkoi në shkollë, partneri i saj e mori në këmbë nga puna, rreth orës 22:00, siç mësova nga kolegët e Gjeorgjisë dhe shkuan në shtëpinë e tij. Akis…
Nëna e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati ishte një ndër personat e para që hodhi dyshimet se e bija mund të ishte vrarë nga partneri i saj. Mediat greke shkruajnë se në deklaratën e saj të parë që ka dhënë pasditen e së mërkurës, më 3 janar, nëna 63-vjeçare e Gjeorgjisë ka deklaruar se një ditë para se të zhdukej, e bija e kishte njoftuar se do të qëndronte tek banesa e partnerit të saj. “Pasi shkoi në shkollë, partneri i saj e mori në këmbë nga puna, rreth orës 22:00, siç mësova nga kolegët e Gjeorgjisë dhe shkuan në shtëpinë e tij. Akis…
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, të debatohet për zgjedhjet që Serbia mbajti në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vërejtjet për procesin e votimit që janë bërë jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjeve. Në Serbi më 17 dhjetor 2023 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore, të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Kundërshtimi për zhvillimin e debatit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga disa burime në Parlamentin Evropian. Partia e Vuçiqit është anëtare e asociuar e PPE-së. Ky…
Pranimi i kërkesës së qeverisë së Kosovës për blerjen e raketave anti-tank, javelin nga Shtetet e Bashkuara sipas Presidentes Vjosa Osmani, është një fazë e re dhe vendimtare fuqizimit të kapaciteteve të mbrojtjes. Osmani ka theksuar se tashmë forca e sigurisë së Kosovës do të zhvillohet sipas standardeve të NATO-s duke thelluar edhe marrëdhëniet me partnerin strategjik, SHBA-të. Presidentja ka falënderuar për ndihmën edhe Sekretarin Amerikan të Shtetin Antony Bliken me të cilin ka diskutuar më herët mbi miratimin e programit të shitjes së pajisjeve ushtarake./vizionplus.tv
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për mediat në Luginës së Preshevës deklaroi se Serbia është bërë pengesë e rrugëtimit europian të disa vendeve të rajonit “Një prej arsyeve që Ballkani Perëndimor është ende prapa në rrugën e integrimit në BE qëndron në faktin se ne kemi një fqinj, i cili nuk promovon vlerat evropiane dhe nuk ka zgjedhur rrugën e vlerave demokratike perëndimore, por ka zgjedhur rrugën e orientit apo bashkëpunimit me Rusinë”, tha Bislimi. Po ashtu Bislimi denoncoi mosrespektimin e të drejtave të komuniteteve në Serbi. “Një prej instrumenteve në funksion të diskriminimit është edhe mosnjohja…
Tre të rinj shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht mesditën e të shtunës, 6 janar, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Disa persona, të veshur me rroba ushtarake ushtruan dhunë barbare ndaj shqiptarëve, për arsye që ende nuk dihen. Më 8 janar, policia malazeze zbardhi emrar e tre prej personave të arrestuar. Bëhet fjalë për Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic. Saakq, Policia e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave, për shkak të sjelljeve të dhunshme në dëm të tre shqiptarëve. Kallëzimi është bërë për…