Author: Test

Një nga shqiptarët e dhunuar në Malin e Zi, Doris Kopaci nga fshati Vërdovë, ka mbërritur në familjen e tij i traumatizuar. Ai nuk ka pranuar të flas për mediat për shkak edhe të gjendjes së tij, teksa jashtë kamerave është shprehur se nuk ka patur asnjë provokim apo fjalë nga ana e shqiptarëve drejt dhunuesve. Sipas Kopacit, autorët i kanë ndaluar në rrugë duke i dhunuar pa asnjë arsye. Ai tregon se i kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup dhe shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve…

Read More

Bashkimi Evropian ka shtuar presionin ndaj Serbisë për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha për mediat në Beograd se nuk mund të mbahet i fshehtë një fakt i tillë. “De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon një gjë të tillë”, tha Vuçiç. Kreu i shtetit serb ka deklaruar më tej se qytetarët por edhe anëtarë të qeverisë së tij janë të ndarë në mendime sa i takon njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit në BE. “Nuk kemi pajtim për…

Read More

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra tjetrës dhe heqjen plotësisht të regjimit të letërngjitësve. Përmes një deklarate, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell e ka vlerësuar vendimin si një hap pozitiv të marrëveshjes për normnalizimin e marrëdhënieve. “Ky vendim dëshmon se përparimi në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur dhe vë në pah rëndësinë e vazhdimit të punës brenda dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Po ashtu përbën hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të…

Read More

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave të njëra-tjetrës dhe të heqin plotësisht regjimin e letrave ngjitëse. “Ky vendim është hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe i zotimeve të kaluara në kuadër të dialogut që lidhen me lëvizjen e lirë”, tha përmes një deklarate shefi për politikë të jashtme dhe siguri i BE-së, Josep Borrell. Sipas Borrellit, vendimi i qeverive në Kosovë dhe Serbi për çështjen e targave “dëshmon se arritja e përparimit në avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është i…

Read More

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, njoftoi se një nga dhunuesit e tre të rinjve shqiptarë është identifikuar. Ai dënoi aktin e dhunës ndaj tre shqiptarëve, ndërsa theksoi se po ndërmerren të gjitha hapat për zbardhjen e ngjarjes.  “Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar…

Read More

Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, janë tre shqiptarët e dhunuar barbarisht sapo kanë zbritur nga trageti në Kotor. Ata u goditën me grushte dhe shkelma nga tre persona të veshur civilë, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur. Si pasojë e dhunës barbare një nga tre të rinjtë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa është nën kujdesin e bluzave të bardha. Ngjarja u regjistrua mesdites e kësaj të shtune. Të rinjtë shprehen se nuk patën asnjë konflikt apo kontakt me autorët, të cilët i nxorën me forcë nga automjeti. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëhet…

Read More

Një ndërtesë është rrënuar e gjitha në Canale Monterano, pranë Romës. Mediat vendase shkruajnë se tre persona u nxorën mrekullisht të gjallë nga rrënojat dhe u dërguan për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet, po nga të dhënat e para dyshohet për një rrjedhje gazi. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga dëshmitarë okularë, që e përshkruajnë skenën sit ë tmerrshme, ndërsa theksojnë se kundërmonte aromë gazi.  “Isha ndër të parët që arrita sepse babai im jeton këtu, më thirri dhe dëgjova zhurmën, kur mbërrita gjeta një skenë tërmeti. Kishte ende një erë shumë të fortë gazi dhe u tremba”, tha një…

Read More

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Spanjë, pasi Madridi zyrtar tashmë i njeh pasaportat e Kosovës. Përmes një njoftimi në Facebook, Bislimi tha se ky lajm është kumtuar nga Departamenti për Migrim dhe Çështje të Brendshme i Bashkimit Evropian. “Ndërsa më 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Schengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë”, shkroi Bislimi. Qytetarët e Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, nga 1 janari po mund të udhëtojnë…

Read More

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se serbët nuk duhet të jenë të indinjuar me vendimin e fundit të qeverisë për të lejuar qarkullimin e lirshëm të automjeteve me targat e Kosovës. Sipas tij vendimi nuk krijon asnjë problem “Pse jeni të mërzitur? Lërini të udhëtojnë. Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak durim”, tha ai. Ai ka theksuar se lejimi i qarkullimit të automjeteve në Serbi nuk do të thotë se Beogradi  do të njohë Kosovën. “Nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës. Serbia nuk do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës.…

Read More

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij drejt Italisë. Smakiqi tha se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre. Ai shtoi se familjarët janë të frikësuar pasi ish-ushtari i UÇK-së është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli “dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe më keq”. “Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për…

Read More