Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
- Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza
- Vuçiç “i alarmuar” nga armatimi i Kosovës: Duan të heqin serbët nga territori i tyre, po i ndihmon SHBA
- Artistja shqiptare nga Cyrihu me ekspozita të reja në botë
- Nëna e partnerit të Gjeorgjia Muratit: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 29-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi
- Kosova armatoset me “Javelin”, Osmani: Blerja e raketave nga SHBA forcon kapacitetet mbrojtëse
Author: Test
Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) janë duke punuar për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësimin e saj në Bashkim Evropian (BE), në mënyrë që në mesin e kushteve detyruese ta vendosin edhe zbatimin e marrëveshjeve që ajo i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga ajo. “Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare“, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, të martën në një konferencë për shtyp në Bruksel. Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet…
Nëna 37-vjeçare, e cila mesditën e së martës vrau foshnjën e saj 6 muajshe duke e rrahur për vdekje brenda shtëpisë së saj, nuk mundet të japë një shpjegim mbi aktin e saj tragjik. Ajo shprehet se bëhet fjalë për një forcë të mbinatyrshme e të padukshme që vrau foshnjën e saj, por jo ajo. Tragjedia ka ndodhur para syve të dy vajzave të saj të mitura, 6 dhe 7 vjeç, të cilat kanë njoftuar gjyshërit për ngjarjen tragjike. E ëma po mbahet në Komisariatin e Verisë në gjendje shoku dhe duket se ende nuk e kupton se çfarë ka bërë. Sipas informacioneve, 37-vjeçarja thuhet se u…
Sjellja e sëmurë e 39-vjeçarit që vrau 41-vjeçaren shqiptare, Gjeorgjia Murati në Selanik duket se është përsëritje e sjelljes së babait të tij. Detaje të tilla zbardhen nga një rrëfim tronditës i dikujt që njeh nga afër familjen e autorit. Ai deklaroi se babai i autorit kishte shkuar aq larg sa u kishte thënë fëmijëve se nëna e tyre, të cilën ai po abuzonte, kishte vdekur. “E njoh 39-vjeçarin. E kam njohur familjen e tij kur nëna e tij ishte e martuar me babanë e tij. Prindërit e tij u martuan në vitin 1984. Prindërit i njihja, babain mezi e pashë sepse ishte…
Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, ka kërcënuar sërish për shkëputje në rast se Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar, Christian Schmidt vendos një ligj mbi pronën shtetëror. Sipas Klix.ba, Dodik theksoi se Republikën do ta mbashtesin qytetarët dhe se nuk është aspak e nevojshme ulja në tryezën e OKB. “RS ka një shkallë të lartë pavarësie. Duke folur hipotetikisht, RS nuk duhet të ketë një ulëse në OKB, ka të tjerë që e kanë”, shtoi ai. Dodik gjithashtu ka ashpërsuar gjuhën edhe ndaj ambasadorit amerikan dyuke theksuar se nuk duhet të përfshihet në mënyrë absolute në çështjet…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një nënë 37-vjeçare ka vrarë foshnjën e sa vetëm 6 muajshe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Makrochori në Imathia në orën 13:50. Mediat helene raportojnë se kanë qenë dy vajzat e mitura të 37-vjeçares ato që kanë njoftuar gjyshërit për krimin që kishte kryer nëna e tyre. Në momentin që gjyshërit kanë mbërritur në banesë e kanë gjetur foshnjën në gjendje të rëndë dhe me plagë të shumta në trup. Ata e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Verias, ku pavarësisht ndihmës mjekësore foshnja nuk ka mundur…
Bashkimi Europian i ka hedhur poshtë pretendimet e Beogradit zyrtar se Perëndimi nxiti protestat në Serbi si dhe u përpoq të ndërhynte në procesin zgjedhor. Gjatë një konference për mediat , Zëdhënës i BE-së Peter Stano, deklaroi se këto pretendime janë te nxitura nga Rusia. “Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rreme dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano. Stano i bëri thirrje Beogradit ta shmangë këtë retorike kundër BE-së. “BE-ja ka qenë shumë e qartë, mbajtja e…
Këto janë pamjet nga vendi ku u hodh trupi i pajetë i 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati. Mediat greke kanë siguruar foto e video nga vendi i krimit, ku 41-vjeçarja shtatëzënë dyshohet se u vra nga partneri i saj. Ky i fundit tanimë është arrestuar, së bashku me mikun e tij, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasje. Në një zonë të shkretë mes Nea Triglia dhe Galatista, ata hodhën trupin e pajetë të gruas shtatzënë 41-vjeçare, e cila rezultonte e humbur që nga nata e ndërrimit të viteve Protothema.gr shkruan se në ditët e mëparshme partneri i 41-vjeçares ka tentuar të devijojë hetimet e autoriteteve…
Bashkimi Evropian (BE) thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të hënën në Bruksel se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat këtë javë mes dy vendeve tregon se “kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur”. Kosova dhe Serbia njohën edhe zyrtarisht targat e njëra-tjetrës, duke mos e zbatuar nga 1 janari regjimin e letrave…
Tre të rinj shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht mesditën e të shtunës në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Disa persona, të veshur me rroba ushtarake ushtruan dhunë barbare ndaj shqiptarëve, për arsye që ende nuk dihen. Ndërkohë që sot janë zbardhur emrat e 3 prej 5 të arrestuarve në Malin e Zi, për dhunën ndaj shqiptarëve. Sipas Policisë malazeze të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic. Të gjithë këta persona janë me vendbanim në Zelenika, pikërisht në lagjen ku edhe ndodhi ngjarja. Ata kanë…
Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Malin e Zi, ku tre shqiptarë u dhunuan nga disa persona për arsye që ende nuk dihen. Viktima të dhunës ishin Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi. Dhunuesit dyshohet se ishin me origjinë serbe. Ndërkohë, Policia e Shtetit sqaroi se tre shqiptarët u dhunuan në Mal të Zi rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit. Shqiptarët ishin duke lëvizur me një automjet me targa gjermane dhe befas janë sulmuar pa asnjë shkak, nga një grup prej 6 ose…