Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
- Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza
- Vuçiç “i alarmuar” nga armatimi i Kosovës: Duan të heqin serbët nga territori i tyre, po i ndihmon SHBA
- Artistja shqiptare nga Cyrihu me ekspozita të reja në botë
- Nëna e partnerit të Gjeorgjia Muratit: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 29-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi
- Kosova armatoset me “Javelin”, Osmani: Blerja e raketave nga SHBA forcon kapacitetet mbrojtëse
Author: Test
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar se do të shkarkojë ekipin e drejtuesëve të kompanisë për kontrollin e fluturimeve “M-NAV” (Macedonian Navigation) pas një incidenti të ndodhur të enjten në mbrëmje në ambientet e kësaj agjencie në aeroportin e Shkupit. Një i punësuar në kompaninë “M-NAV” ka hyrë i shoqëruar me disa persona të tjerë në zyrat e Agjencisë ku ka sulmuar në mënyrë verbale punonjësit, teksa një pjesë e medias dhe punonjës të agjencisë flasin edhe për një sulm fizik, por kjo ende nuk është konformuar nga organet e rendit. Kjo ngjarje ka nxitur debate lidhur me sigurinë…
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që i jep fund vendosjes së letër ngjitësve në automjetet me targa të Serbisë. “Heqja e regjimit të letër ngjitësve është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në reagimin e qeverisë së Kosovës. Vendimi vjen pas atij të qeverisë së Serbisë të marrë më 25 dhjetor të vitit të kaluar që lejoi lëvizjen e lirë për të gjitha automjetet me targa RKS, vendim ky që hyri në fuqi për zbatim…
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar për rrahjen brutale të politikanit serb, Nikola Sandulevic, nga shërbmi sekret i Serbisë. Dhunimi i opozitarit të vetem te Serbisë që pranon të vërtetën e Kosovës, – thote ministrja – tregon se Serbia është shumë larg normalizimit. Në reagimin në rrjetet sociale, ministrja e Drejtësisë kërkon reagmin e komunitetit ndërkombëtar dhe dënimin e aktit. Nikola Sandulovic u arrestua dhe u dhunua nga autoritetet serbe pasi kreu homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz. Politikani serb ka marrë lëndime të shumta ndërsa familjarët e tij kanë deklaruar se ai ka mbetur…
Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë një flamur të Serbisë, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm dhe 34 gëzhoja. Sipas njoftimit të policisë këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi, për mbarëvajtjen e sigurisë dhe për shmangien e incidenteve të ndryshme. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar, ndërsa hetimet vazhdojnë. Deri më tani, nga ana e autoriteteve nuk ka detaje nëse këto municione ishin fshehur për të kryer ndonjë sulm në Kosovë apo jo. “Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një…
Shërbimet sekrete serbe kanë dhunuar brutalisht politikanin serb Nikolla Sanduloviç. Shkak për këtë dhunë barbare u bë nderimi që Sanduloviç i bëri komandantit të UÇK-së Adem Jashari dhe faljes që kërkoi për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë. Lajmi është bërë me dije nga vajza e politikanit, Klara, e cila për median kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe. Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e Shërbimeve…
Covid-19 është rikthyer në Greqi, duke shkaktuar edhe viktima. Sipas të dhënave zyrtare raportohet se në periudhën 25-31 dhjetor 2023 kanë ndërruar jetë 57 pacientë, si pasojë e komplikimeve nga koronavirus. Po ashtu raportohet se 70 pacientë ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë. Numri i pacientëve që janë paraqitur me komplikacione shëndetësore nga Covid-19 është rritur me 44%. Autoritetet njoftojnë se si rastet e gripit ashtu edhe rastet e virusit sincicial respirator janë rritur gjithashtu./vizionplus.tv/
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha të enjten se deklarata e sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, gjatë një vizite në Prishtinë se Britania e Madhe do ta ndihmojë Kosovën për të marrë njohje të reja, është “jashtëzakonisht hipokrite” dhe “meriton dënimin më të ashpër”. “Ai nuk e tha asnjë fjalë për Albin Kurtin [kryeministrin e Kosovës] dhe të ashtuquajturën Kosovë që refuzojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Brukselit për 11 vjet, e cila, ndër të tjera, u nënshkrua dhe u garantua në emër të Bashkimit Evropian nga britanikja Catherine Ashton”, tha Daçiq më 4 janar për agjencinë e…
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër të enjten vendimin e Qeverisë serbe për t’ia ndaluar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizitën në Luginën e Preshevës. Sveçla njoftoi të enjten herët se autoritetet serbe ia hodhën poshtë “paarsyeshëm” kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës në jug të Serbisë në kufi me Kosovën. Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë gjatë zgjedhjeve të kontestuara serbe të 17 dhjetorit, tha përmes një shkrimi në Facebook se vendimi dëshmon se “Qeveria në Beograd, nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e…
Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e ka dënuar ashpër të enjten vendimin e Qeverisë serbe për t’ia ndaluar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, vizitën në Luginën e Preshevës. Sveçla njoftoi të enjten herët se autoritetet serbe ia hodhën poshtë “paarsyeshëm” kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës në jug të Serbisë në kufi me Kosovën. Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë gjatë zgjedhjeve të kontestuara serbe të 17 dhjetorit, tha përmes një shkrimi në Facebook se vendimi dëshmon se “Qeveria në Beograd, nuk ndryshon, ajo mbetet paranojake e…
Kanë dalë pamje të reja të përleshjes mes emigrantëve dhe policisë së Kosovës në pikën kufitare të Merdares. Nga përleshja kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie si dhe janë arrestuar tre persona nga radhët e emigrantëve. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës ka thënë për mediat se ndaj personave të arrestuar kanë nisur hetimet për “sulm ndaj personit zyrtar”. “Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të…