Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
- Komisioni Evropian insiston që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza
- Vuçiç “i alarmuar” nga armatimi i Kosovës: Duan të heqin serbët nga territori i tyre, po i ndihmon SHBA
- Artistja shqiptare nga Cyrihu me ekspozita të reja në botë
- Nëna e partnerit të Gjeorgjia Muratit: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh?
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 39-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- “Mendoj se e ka lënduar”, nëna e Gjeorgjisë parandjeu vrasjen e të bijës nga 29-vjeçari grek, çfarë dëshmoi para hetuesve
- PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi
- Kosova armatoset me “Javelin”, Osmani: Blerja e raketave nga SHBA forcon kapacitetet mbrojtëse
Author: Test
Dyshimet për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi kanë shkaktuar një valë të re protestash dhe kanë çuar vendin në një krizë të re politike. Përveç faktit që zgjedhjet treguan se Serbia është politikisht në “vendnumëro”, ku pavarësht të gjitha përpjekjeve del sërish i njëjti fitues, më shumë se kurrë theksuan paralizën e plotë të institucioneve. Praktikisht nuk është më sekrete që policia u urdhërua të mos u përgjigjej thirrjeve për parregullsi në qendra të caktuara votimi, por kapja e administratës vazhdoi edhe pas ditës së zgjedhjeve. Prokuroria konstatoi brenda pak minutash se nuk ka pasur vepra penale gjatë zgjedhjeve, komisionet zgjedhore…
Një 25-vjeçar shqiptar ka goditur të paktën 10 herë me thikë një tjetër person në Kefaloni, Greqi. Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për grabitje, pasi i riu shqiptar ka hyrë në banesën e të plagosurit gjatë natës, së bashku me një tjetër shqiptar, ky i fundit 18 vjeç. Të dy kanë thyer xhamin e banesës së 73-vjeçarit, por ky i fundit i ka dëgjuar. Sapo i moshuari ka hyrë në dhomën ku dy shqiptarët ndodheshin, njëri nga dy të rinjtë e ka sulmuar me thikë. Ndonëse me plagë të marra nga 10 gjuajtjet me thikë, 73-vjeçari ka mundur të dalë jashtë…
Në komunat me shumicë serbe në Kosovë, policia nisi heqjen e kamerave që, siç beson Prishtina zyrtare, janë vendosur ilegalisht në vende publike. Në vetëm dy prej tyre në veri – Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok – u hoqën mbi 50 kamera vëzhguese, ditëve të fundit. Në territorin e qytetit të Mitrovicës së Veriut, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 11 kilometrash katrorë, u hoqën 38 kamera, ndërsa në Zubin Potok 13. “Policia nuk kishte njohuri për këto kamera dhe për këtë arsye ato u hoqën”, tha zëvendësdrejtori i policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, për…
Dje, kori i Kosovës ka arritur në kryeqytetin austriak dhe shpejt ka nisur të akordohet për paraqitjen e katërfishtë, përcjell albinfo.ch. Të premten, nikoqire e Korit është Kisha Votive e këtij qyteti me një program ku përfshihen edhe veprat shqipe. Por, ky është vetëm fillimi. Në Vjenën që gumëzhin prej atmosferës festive, “Siparantumi” do ta presë Vitin e Ri në njërën prej kryeqendrave të muzikës klasike. Nata e 30 dhjetorit, ajo e Vitit të Ri dhe nata e parë e vitit 2024 janë rezervuar edhe për “Siparantum” në të famshmin “Silvester Concert”. Në program – Beethoveni me “Simfoninë e Nëntë”,…
Një 34-vjeçare ka ndërruar jetë në rrethana misterioze këtë të enjte në Prishtinë. Mediat në Kosovë shkruajnë se 34-vjeçarja është hedhur nga kati i dytë i një hoteli në dalje të kryeqytetit. Po ashtu, mediat raportojnë se e reja është përplasur verbalisht me një person para se të ndërmerrte aktin ekstrem. E reja mësohet se është nga Gjakova. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me rrethanat./vizionplus.tv/
Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë. Përmes një postimi në Facebook, në orët e para të së enjtes, ai ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15 minuta. “Nga 1 janari, bashkëatdhetarët, përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, ka thënë Aliu. Ai i është referuar liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyn në fuqi prej 1 janarit të vitit 2024. Qytetarët e Kosovës kanë qenë të vetmit në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kritikoi të mërkurën qëndrimin e ndërmjetësuesit të bisedimeve me Serbinë, Miroslav Lajçak, i cili e quajti para pak ditësh “çështje të brendshme të Kosovës” projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Ka edhe një qëndrim tjetër të ri që mbase duhet adresuar, që draft statuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës. Po atëherë përse e kemi përmendur në tryezën e bisedimeve në Bruksel? Nëse na paska qenë çështje e brendshme e Kosovës tash e dy vjet ose tash e dhjetë vjet, përse e ngrisni këtë punë në Bruksel? S’po e flasim fare…
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi Kroacinë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas EMCS tërmeti ëhstë regjistruar pranë Splitit. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në një zonë 23 kilometra larg Splitit. Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët, por paraprakisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo pak Greqinë pasditen e kësaj të marte. Një 18-vjeçar ka vrarë me gërshërë vëllain e tij, pas sherrit që kishin për rrobat. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Nea Smyrni, ku dy vëllezërit ishin në banesë së bashku me motrën e tyre, nënën dhe gjyshen. Ata nisën fillimisht debatin me fjalë, duke e vijuar më pas përplasjen me grushta dhe shkelma. Më pas 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë që ndodheshin në dhomë dhe ka ndjekur nëpër shtëpi vëllaine tij. Ky i fundit, vetëm 16-vjeç, në tentativë për të…
Një krim i rëndë ka tronditur fshatin Çollepek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri banal një 60-vjeçar ka vrarë me armë djalin e xhaxhait dhe nusen e tij si dhe ka plagosur djalin e tyre. Sipas asaj që raportojnë mediat vendase 60-vjeçari I.I pasi është konfliktuar me të afërmit e tij për një vend parkimi ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre, ndërsa ka mbetur dhe vetëi plagosur. 60-vjeçari tashmë është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje për atë se çfarë ndodhi. “Zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar 60 vjeçarin me…