Një ngjarje e rëndë ka tronditur jo pak Greqinë pasditen e kësaj të marte. Një 18-vjeçar ka vrarë me gërshërë vëllain e tij, pas sherrit që kishin për rrobat.
Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në zonën e Nea Smyrni, ku dy vëllezërit ishin në banesë së bashku me motrën e tyre, nënën dhe gjyshen.
Ata nisën fillimisht debatin me fjalë, duke e vijuar më pas përplasjen me grushta dhe shkelma. Më pas 18-vjeçari ka marrë një palë gërshërë që ndodheshin në dhomë dhe ka ndjekur nëpër shtëpi vëllaine tij. Ky i fundit, vetëm 16-vjeç, në tentativë për të shpëtuar është fshehur në guzhinë, por pa arritur ti shpëtoj sulmit.
Policia e shoqëroi në komisariat autorin e ngjarjes së rëndë, ndërsa hetuesi i dha afat deri ditën e premte 18-vjeçarit për të përgatitur deklaratën e tij. Sipas policisë, 18-vjeçari është arrestuar edhe më parë për vjedhje./vizionplus.tv