Një ngjarje e rëndë tronditi Selanikun mbrëmjen e së martës, ku protagonistë ishte një familje shqiptare.
50-vjeçari Fatmir Terallari vrau me pushkë kunatin e tij 33-vjeçar, pasi mësoi nga vajza e tij 18-vjeçe cila ishte abuzuar prej vitesh nga vëllai i njerkës së saj.
Mediat greke raportojnë se pas ekspertizës së bërë në trupin e 33-vjeçarit rezulton se ai ka plagë në bark që janë shkaktuar nga plumbi që ka marrë, dhe lëndime në fytyrë, të cilat janë shkaktuar nga qyta e pushkës.
Ngjarja
50-vjeçari Fatmir Terollari mësoi nga vajza e tij se ishte abuzuar disa herë nga vëllai i gruas së dytë. Ai kishte shkuar në Janinë ku vajza studionte për të mësuar se ku shkonin paratë që i dërgonte.
Pas një bisede të gjatë vajza i ka treguar babait se kunati i tij 33-vjeçar prej moshës 9-vjeçare e kishte ngacmuar verbalisht, dhe se kur kishte mbushur 12-vjeç e kishte përdhunuar disa herë.
Më pas vajza ka rrëfyer se 33-vjeçari prej disa kohësh i bënte edhe presion, duke e shantazhuar se në rast se nuk do t’i jepte para do t’i bënte publike videot të cilat i kishte xhiruar ndërsa abuzonte.
“Nëse nuk më jepni paratë, do t’i tregoj të gjithëve dhe familjes tuaj për fotot”, mësohet se ka shkruar kunati i 50-vjeçarit në një nga mesazhet që kërcënonte vajzën.
Përveç mesazheve kërcënuese, në celularin e vajzës gjenden video dhe foto me skena dhunimi dhe për këtë pajisja është dërguar në laboratorët e mjekësisë ligjore për të nxjerrë të gjitha dosjet.
Sipas informacioneve, 33-vjeçari dyshohet se e ka përdhunuar vajzën 3-4 herë, që nga mosha 12 deri në 14 vjeç, duke filmuar në të njëjtën kohë veprimet e tij të pahijshme me celularin.
Prej disa vitesh, viktima e mitur e mbante gojën mbyllur për atë që kishte kaluar. Vajza u kishte besuar disa gjëra motrave të saj për sjelljen e tij “të çuditshme” pa dhënë megjithatë detaje.
Paraditen e së martës, ajo i ka treguar emrin e përdhunuesit babait të saj 50-vjeçar, i cili pak orë më vonë vrau kunatin e tij.
/Vizionplus.tv/