Një ndërtesë është rrënuar e gjitha në Canale Monterano, pranë Romës. Mediat vendase shkruajnë se tre persona u nxorën mrekullisht të gjallë nga rrënojat dhe u dërguan për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet, po nga të dhënat e para dyshohet për një rrjedhje gazi. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga dëshmitarë okularë, që e përshkruajnë skenën sit ë tmerrshme, ndërsa theksojnë se kundërmonte aromë gazi.
“Isha ndër të parët që arrita sepse babai im jeton këtu, më thirri dhe dëgjova zhurmën, kur mbërrita gjeta një skenë tërmeti. Kishte ende një erë shumë të fortë gazi dhe u tremba”, tha një dëshmitar.
Menjëherë pas ngjarjes nisi evakuimi i të moshuarve dhe banorëve të zonës, teksa të mbeturit nën rrënoja u shpëtuan.
Kuptuam se nën rrënoja ishte ende një djalë, filluam të lëviznim rrënojat me duar, ishin momente shumë emocionuese”, tha një tjetër./vizionplus.tv/