Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë sot në një konferencë për mediay bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dke paralajmëruar një tjetër sulm nga një grup terroristësh serb ndaj Kosovës.
Kurti dhe Zveçla thanë se grupi është nën koordinim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ky organizim sipas Kurtit po ndodhë në ambientet e një firme në Rashkë, ku Radojiçiçmban edhe takime me zyrtarë të BIA-s serbe.
Kurti deklaroi se në objektin e firmës “Jablanovica” në Rashkë janë duke u mbajtur edhe armatimet e përgatitura për sulm në Kosovë dhe gjithashtu edhe pjesëtarët e mbrojtjes civile.
Kurti tha gjithashtu se këta pjestarë të grupit terrorist të Radojiçiqit paguhen rreth 2 mijë euro në muaj, përveç akomodimit.
“Urdhri për sulmin e 24 shtatorit i planifikuar dhe organizuar nga shteti serb, ishte kumtuar në mjediset e kompanisë “Novi Pazar Put”.
Automjetet, arsenali ishin të përqëndruara në këtë lokacion. Kjo kompani që është e sanksionuar nga SHBA është e vëllezërve Veselinoviq dhe Radoicicit dhe drejtor është “Gërba” që ka marrë pjesë në luftërat e Kosovës, Bosnjës e Kroacisë, gjithashtu ka qenë drejtori i burgut të Nishit. Një muaj para sulmit në Banjskë, këtë kompani e kishte vizituar Vucic, për ta përuruar ndërtimin e rrugës Rashkë-Novi Pazar.
E kishte lavdëruar punën e drejtorit dhe i është referuar si njeriu më i shpejt. E përgëzoi edhe për përurimin e rrugës, tre muaj para kohe me nxitim.
Aty Vuçiç tha se e ka të vështirë të gjej zgjidhje me njerëzit nga Kosova, duke mu referuar mua.
Ai aty akuzonte për sulm, sepse po përgatiste sulm. Gjë që ndodhi më 24 shtator. Pas sulmit, Radoicic u lirua nga nga Gjykata sere në kohë rekorde.
Ai tani po organizon sulme të tjera me pjesëtarë të Mrbojtjes Civile. Ai po mban takime me BIA-n, në ambientet e firmës Jablanovica në Rashkë po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoicic dhe grupi i tij.
Në këtë ndërtesë strehohen pjesëtarë të mbrojtjes civile që kryejnë vëzhgime, e që instruktor e kanë Uglejsha Jarenicin. Ata po strehohen dhe përvec akomodimit, ata paguhen rreth 2 mijë euro në muaj”, tha Kurti. /Vizionplus.tv