Në Vietnam, bukuroshja shqiptare shpallet fituese në kategorinë “Miss Earth 2023”

Bukuroshja shqiptare, Drita Ziri, është shpallur fituese në kategorinë “Miss Earth 2023”, në Vietnam, shkruan albinfo.ch.

Në mesin e 85 përfaqësueseve nga e gjithë bota, bukuroshja 18-vjeçare Drita Ziri u shpall fituese, nga ku edhe Shqipëria për herë të parë të fitoi një kurorë të tillë në një garë kaq të madhe.

Kjo është hera e parë që Shqipëria fiton në një nga 6 konkurset ndërkombëtare të bukurisë.

Drita Ziri është një prej femrave më të bukura shqiptare, e cila regjistron disa vlerësime në konkurset e bukurisë. Kujtojmë se Drita një vit më parë shkëlqente në “Miss Shqipëria 2022”, duke u kurorëzuar fituese e eventit. /Albinfo.ch

 

The post Në Vietnam, bukuroshja shqiptare shpallet fituese në kategorinë “Miss Earth 2023” appeared first on Albinfo.

Share.

Leave A Reply

Exit mobile version