EMRAT/ Aksident tragjik në Malin e Zi, vdesin tre të rinjtë shqiptarë dhe një malazez

Një aksident tragjik ka ndodhur në Malin e Zi, ku katër persona kanë ndërruar jetë, tre prej të cilëve shqiptarë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Barane në afërsi të Plavës dhe tre nga viktimat janë shqiptarë, kurse një malazes.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen shtetasit, Mirza Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj, përkatësisht 26 dhe 20 vjeçe, dhe N.Cirkoviq, malazez, 26 vjeç.

Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital pak orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë, gjë që ka rezultuar fatale, teksa hetimet për rastin po vazhdojnë. /vizionplus.tv

 

Share.

Leave A Reply

Exit mobile version