Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për mediat në Luginës së Preshevës deklaroi se Serbia është bërë pengesë e rrugëtimit europian të disa vendeve të rajonit
“Një prej arsyeve që Ballkani Perëndimor është ende prapa në rrugën e integrimit në BE qëndron në faktin se ne kemi një fqinj, i cili nuk promovon vlerat evropiane dhe nuk ka zgjedhur rrugën e vlerave demokratike perëndimore, por ka zgjedhur rrugën e orientit apo bashkëpunimit me Rusinë”, tha Bislimi.
Po ashtu Bislimi denoncoi mosrespektimin e të drejtave të komuniteteve në Serbi.
“Një prej instrumenteve në funksion të diskriminimit është edhe mosnjohja e diplomave e cila haptazi synon shpërnguljen e heshtur të qytetarëve tanë nga Lugina e Preshevës. Kjo tregon se në çfarë mase Serbia e ka për zemër mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve”, shtoi Bislimi.
Përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi kanë kërkuar vazhdimisht reciprocitet të të drejtave me serbët që jetojnë në Kosovë./vizionplus.tv