Nëna e 41-vjeçares, Gjeorgjia Murati ishte një ndër personat e para që hodhi dyshimet se e bija mund të ishte vrarë nga partneri i saj.
Mediat greke shkruajnë se në deklaratën e saj të parë që ka dhënë pasditen e së mërkurës, më 3 janar, nëna 63-vjeçare e Gjeorgjisë ka deklaruar se një ditë para se të zhdukej, e bija e kishte njoftuar se do të qëndronte tek banesa e partnerit të saj.
“Pasi shkoi në shkollë, partneri i saj e mori në këmbë nga puna, rreth orës 22:00, siç mësova nga kolegët e Gjeorgjisë dhe shkuan në shtëpinë e tij. Akis nuk ka mjet transporti dhe zakonisht udhëtojnë me autobusë të qytetit dhe rrallë me taksi. Ai jeton në Kalamaria, nuk e di adresën e saktë”, tha ajo në dëshminë fillestare.
Lidhur me ditën e zhdukjes, 2 janar, nëna e viktimës ka treguar se në orën 07:52 i ka ardhur një mesazh në celular nga numri i Gjeorgjisë ku shkruhej: “Mami, mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se jam vonë dhe do të shkojë direkt në punë. Akisit nuk i thashë gjë, ai e di që do të vij në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”.
Ky ishte mesazhi i fundit që ajo ka marrë nga e ndjera, teksa hodhi dyshime se mënyra e të shkruarit nuk ishte e njëjtë me Gjeorgjinën.
“Që atëherë e deri më tani që po ju shkruaj, nuk kam pasur asnjë lajm për Gjeorgjinë , as nuk është kthyer në shtëpi. Celulari i saj është i fikur dhe në komunikim që kam pasur me çdo person të mundshëm që ka të afërm dhe marrëdhënie miqësore me Gjeorgjinë, ata nuk morën vesh dhe nuk mundën të më ndihmonin për gjetjen e saj. Kontaktova me të gjitha spitalet dhe më njoftuan se asnjë grua me emrin dhe karakteristikat e Gjeorgjisë nuk u shtrua. Gjeorgjisë nuk i ka ndodhur ndonjëherë në të kaluarën, përkundrazi, sa herë që do të vonohej, më lajmëronte me telefon”, dëshmoi ajo.
63-vjeçarja i tha policisë se vajza e saj ishte shtatzënë dhe nuk kishte vendosur nëse donte ta mbante fëmijën, ndërsa partneri ishte i vendosur ta mbante.
“Në këtë pikë dua të përmend se Georgia ishte 1.5 deri në 2 muajshe shtatzënë me Akisin dhe ajo nuk kishte vendosur nëse donte ta mbante fëmijën ndërsa ai ishte i vendosur ta mbante atë. Xhorxhia kishte një problem gjinekologjik për të cilin gjinekologu i kishte konfirmuar se në një fazë të mëvonshme të shtatzënisë do të abortonte fëmijën dhe kishte frikë të vazhdonte shtatzëninë. Më datë 01.02.2023 dhe rreth orës 14:30, Akis ka kontaktuar djalin tim, por edhe mua, dhe na ka thënë se nuk e dinte ku ishte Gjeorgjia dhe as nuk mund ta kontaktonte. Ne në fakt u përpoqëm të kontaktonim me të, por telefoni i saj dukej se ishte i fikur”.
Mesazhi nuk është i saj
Mamaja e Gjeorgjisë i shprehu policisë dyshimet e saj për mesazhin që u kishte treguar partneri i vajzës së tyre, pasi, siç tha ajo, nuk i ngjante mënyrës së të shkruarit dhe mënyrës së komunikimit të saj zakonisht.
“Akis na dërgoi mesazhe që gjoja i kishte dërguar Gjeorgjia pas zhdukjes së saj, por mesa i lexuam nuk më ngjan me mënyrën e të shkruarit apo të komunikimit të Gjeorgjisë, gjë që më bën përshtypje. Në fakt, në mesazhe duket se Gjeorgjia i ka marrë paratë e Akis nga një sirtar, gjë që më duket e pamundur që Gjeorgjia ta ketë bërë. Gjeorgjia ka qenë në një lidhje me Akisin për 3 vitet e fundit, dhe siç e mora vesh, sjellja e saj kishte ndryshuar”.
Gjithashtu, ajo dëshmoi për një person manipulues që po ndikonte negativisht në vajzën e saj.
“Akis, siç e kuptova, është manipulues ndaj Gjeorgjisë, ai ndikoi në një masë të madhe në vendimet dhe zgjedhjet e saj deri në atë pikë sa për t’ju shpjeguar, thjesht do të thosha se sa herë që kthehej nga takimi i tyre ishte ndryshe. Gjithashtu, rreth një vit më parë, Gjeorgjia kishte mbetur sërish shtatzënë nga Akis, por këtë herë, pavarësisht dëshirës së Akis, ajo bëri një abort”.
Nëna e 41-vjeçares shtoi se Gjeorgjia kishte një marrëdhënie të shkëlqyer me vajzën e saj 13-vjeçare.
“Ajo nuk do të largohej në këtë mënyrë për të na shkaktuar një shqetësim të tillë tek ne dhe fëmija i saj. Të gjitha këto të kombinuara me faktin se Akis ishte, teorikisht, i fundit që e pa atë, gjë që bën një përshtypje të madhe në rrethanat e zhdukjes së Gjeorgjisë. Unë mendoj se ai e lëndoi atë”, dëshmoi ajo./vizionplus.tv/