Një tjetër ngjarje e rëndë e keqtrajtimit të fëmijëve është regjistruar në shtetin grek.
Një djalë katër vjeçar është dhunuar mizorisht rëndë nga njerku i tij, në Megarë. Vogëlushi është dërguar me plagë të rënda në spital.
Fëmija është i intubuar në spitalin për fëmijë, teksa fillimisht ai u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore Megaron nga nëna e tij 29-vjeçare.
Autori ende nuk është arrestuar. Operacioni i policisë për gjetjen dhe kapjen e autorit vijon, ndërsa në shtëpinë e tyre ndodhen tre fëmijët e mitur të nënës, 10, 9 dhe 8 vjeç./vizionplus.tv/