Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, njoftoi se një nga dhunuesit e tre të rinjve shqiptarë është identifikuar. Ai dënoi aktin e dhunës ndaj tre shqiptarëve, ndërsa theksoi se po ndërmerren të gjitha hapat për zbardhjen e ngjarjes.
“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkroi Spajiç.
Tre të rinj shqiptarë u dhunuar barbarisht nga disa persona. Autoritetet shqiptare bën me dije se tre të rinjve iu është ofruar ndihmë ligjore nga amabsada shqiptare në Malin e Zi dhe çështje po ndiqet ligjërisht./vizionplus.tv/