Përfaqësues i Lartë i BE-së, Josep Borrel e konsideroi vendim historik hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në reagimin e tij të parë, Borrel shprehet se ky vendim do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, ndërsa Ballakani Perëndimor tanimë është i lidhur me zonën Shengen.
“Hyn në fuqi një vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës nga sot mund të udhëtojnë në BE pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shprehet ai.
Qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Shengen. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë, brenda gjashtë muajsh, në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Shengen./vizionplus.tv/
A historic decision by the EU enters into force. Kosovo’s citizens can as of today travel to the EU visa-free.
This brings significant benefits to both Kosovo & the EU.
The entire Western Balkans are now connected to the Schengen area through visa liberalisation#EUIntegration
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) January 1, 2024