Trupi i Vassilis Karras është vendosur në një pelegrinazh publik mëngjesin e kësaj të marteje në Kishën e Shenjtë të Urtësisë së Zotit në Selanik.
“Lamtumirën e fundit do ta nderojnë me praninë e tyre filarmonia e Nea Propontida dhe Apollo Rodolivos. Fjalën e varrimit do ta mbajë drejtori artistik i Orkestrës Simfonike të Greqisë së Re, Evangelos Arabatzis”, shkruajnë mediat vendase.
Familja e të ndjerit dëshiron që në vend të kurorave të luleve, qytetarët dhe ato që e deshën artistin, të kontribuojnë në shoqatën e fëmijëve me sëmundje neoplazike.
Nesër, e mërkurë, 27 dhjetor, varrimi i trupit do të bëhet në orën 12:00 në vendlindjen e tij, në Kokkinnohori Kavala, ku Vassilis Karras kishte krijuar që në vitin 2000 fermën “Farm Karras”, pranë Pangaio.
Artisti dha frymën e fundit të dielën, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai la pas veprat e tij artistike, duke u shënjuar përjetë si një ndër më të mirët e llojit të tij, krijimtari e cila u “përqafua” nga populli grek dhe jo vetëm./vizionplus.tv/