Vesa Dume është talentja më e re që i shtohet komunitetit të suksesshëm të artistëve dhe intepretëve shqiptarë në Francë, shkruan albinfo.ch.
Vetëm 11 vjeç, Vesa është nxënësja me moshën më të re e pranuar në Konservatorin e Muzikës së Parisit, me shumë të ardhme në karrierën e saj muzikore.
Notat e violinës së saj mbushën me tinguj mbrëmjen kulturore “Kur muzika takohet me poezinë” në qendrën Maison de l’Albanie në Paris, shoqëruar me disa nga krijimet më të fundit poetike të Luan Ramës dhe Enkelejda Kondi-Masseboeuf.
The post Vesa Dume nga Franca, talentja më e re shqiptare për violinë appeared first on Albinfo.