Author: Test

Policia greke ka arrestuar një 37-vjeçar shqiptar i cili dyshohet se do të kryente një grabitje. Mediat helene raportojnë se në momentin e arrestimit 37-vjeçarit shqiptar i është gjetur një pistoletë me 13 gëzhoja. Arrestimi i shqiptarit u bë në zonën e Ajos Pandeliomonas të kryeqytetit grek Athinë gjatë orëve të paradites të sotme. Policia po ushtronte kontrolle në zonë në momentin që ka pikasur shqiptarin dhe e ka ndaluar në mënyrë që të kryente një verifikim të dokumenteve të tij. Nën frikën e arrestimit,i dyshuari tentoi të fshihet në një dyqan por u kap shpejt prej forcave të rendit.…

Read More

Shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa personave të tjerë janë regjistruar këtë të shtunë në fshatin Bube të Zubin Potokut. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se ata kanë vënë re lëvizje të dyshimta të një automjeti, si dhe rezistencë të personave të armatosur për t’i kontrolluar. Në këto kushte, blutë e Kosovës kanë qëlluar me armë për të pasur nën kontroll situatën dhe kanë arritur të arrestojnë një shtetas serb, i cili u është kundërpërgjigjur uniformave blu. Nga të shtënat me armë, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar. “Të ndodhur në një situatë të…

Read More

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, ka tërhequr mbrapsht publikimin e një klipi të saj, për të treguar ndjeshmëri ndaj luftës Izrael-Hamas, përcjell albinfo.ch. Këngëtarja 28 vjeçare besohet se ka xhiruar videoklipin para sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe ishte pjesë e përgatitjeve për albumin e saj të tretë në studio. Megjithatë, thuhet se tani ajo ka tërhequr mbrapa publikimin e videoklipit, i cili përmbante skena me shpërthime dhe turma që luftojnë, pas takimeve emergjente, shkruan DailyMail. Dua mendon se do të ishte “e pandjeshme” që klipi të lansohej tani pas shpërthimit të luftës Izrael-Hamas. Një burim pranë saj…

Read More

Regjisorja shqiptare në New York, Arta Kallaba ka themeluar “Arta Kallaba-New York fashion brand“, e cila promovon veshjet e traditës së vjetër shqiptare nga të gjitha viset dhe trevat e kombit tonë nëpërmjet ndërthurjes së traditës me modën moderne, shkruan albinfo.ch. Ajo është regjisore filmi, dhe dizajnere e modës shqiptare, themeluesen e markës ikonike të modës Arta Kallaba-New York, e njohur për thurjen e saj moderne të punuara me dorë, duke ndërthurur traditat kulturore dhe artizanale me trendet dhe thjeshtësinë moderne. The post Regjisorja shqiptare themelon “New York fashion brand“, e cila promovon veshjet tradicionale appeared first on Albinfo.

Read More

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, fitues i zgjedhjeve të dëmtuara nga parregullsitë, ka refuzuar që t’i mbështesë sanksionet kundër Rusisë dhe nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij për ta rimarrë Kosovën, duke rrezikuar që ta shtyjë të ardhmen e integrimit të vendit të tij në BE. Larg nga fushëbetejat e Ukrainës, një front tjetër i luftës së Rusisë po shpaloset në Ballkan, ku Moska ka qenë duke u përpjekur që t’i shfrytëzojë tensionet nacionaliste kundër aspiratave të vendeve të këtij rajoni për të hyrë në Bashkimin Evropian. Zëdhënësja diplomatike e Rusisë, Maria Zakharova, rishtazi i krahasoi protestat në Serbi, me të cilat po denoncohej mashtrimi…

Read More

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RKZ) njoftoi më 29 dhjetor se hodhi poshtë kërkesn e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës” (SPN) për anulimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor. Siç ka thënë RKZ, ajo listë për zgjedhjet në qytetin e Beogradit nuk është e autorizuar të paraqesë kërkesë në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve, transmeton Beta. Nënkryetari i RKZ-së, Marko Jankoviq, ka thënë se ankesa është dorëzuar nga personat e autorizuar të listës së Beogradit në Komisionin e Zgjedhjeve të Qytetit, i cili është deklaruar jokompetent dhe e ka dërguar për vendim në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve. Ai ka deklaruar se…

Read More

Studentët filluan më 29 dhjetor një bllokadë 24-orëshe të kryqëzimit të rrugëve në qendër të Beogradit, duke protestuar pas akuzave për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe duke kërkuar nga autoritetet atje që të lejojnë hapjen e listës së votuesve. Ky lokacion është një nga më të ngarkuarit në kryeqytetin e Serbisë. Ata po bllokojnë kryqëzimin e rrugëve Birçaninova dhe Kneza Millosha, në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale. Siç raporton ekipi i Radios Evropa e Lirë nga terreni, policia rrugore po rregullon trafikun në një zonë dhe po shmang automjetet. Rruga Kneza Milosha…

Read More

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se Uashingtoni pret që gjatë vitit 2024, Kosova dhe Serbia të zbatojnë plotësisht Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve dhe sipas tij, dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes dy shteteve. Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Hovenier tha se nga Marrëveshja drejt normalizimit, që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti, përfitojnë qytetarët e të dyja shteteve. “Më 2024, shpresojmë të shohim përparim të njëmendtë, duke përfshirë Serbinë që ndërmerr hapa të rëndësishëm për përmbushjen e të gjitha detyrimeve të saj sipas kësaj marrëveshjeje, si dhe Kosovën…

Read More

Sopranoja me famë botërore, Elbenita Kajtazi, ka ndarë momente nga performanca e saj e suksesshme në Berlin, përcjell albinfo.ch. Shfaqja e fundit e ka entuziazmuar, duke e postuar edhe në rrjetet sociale. Ajo dje ka performuar rolin e saj të ëndrrave, Violettën, në Berlin, dhe përmes kësaj video na sjell më afër këtij momenti fantastik, ku i gjithë publiku ngritet në këmbë për të duartrokitur pafund performancën e Elbenitës. https://www.facebook.com/watch?v=919150703148094 The post Elbenita Kajtazi ngriti në këmbë një sallë të tërë në Berlin appeared first on Albinfo.

Read More

Ligjet liberale për larjen e parave, marrja lehtë e nënshtetësisë, apo hetimet e pamjaftueshme e kanë kthyer Turqinë në vend tërheqës për kriminalitetin ndërkombëtar, mes tyre grupe kriminale nga Shqipëria e Ballkani. “Kombi im i nderuar, ne kemi arrestuar sot në Alanja dhe Stamboll tre gangsterë të rangut të lartë që ishin në kërkim,” deklaroi këtë javë për mediat sociale ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya. “Sado të fuqishme të jenë këto banda, me çfarëdo fletë-arrestimi të kërkohen, ne do t’ua marrim shpirtin,” tha me frymë luftarake, ministri i Brendshëm turk. Që kur ai ka marrë postin në muajin qershor,…

Read More