Author: Test

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar mbrëmjen e sotme protestën masive të qytetarëve dhe mbështetesve të opozitës para Bashkisë së Beogradit, ku pati dhe incidente të dhunshme me policinë. Disa nga protetsuesit tentuan të hyjnë me dhunë në Bashkinë e Beogradit pasi më herët kishin protestuar para Komisionit të Zgjedhjeve. Në reagimin e tij Vuçiç ju ka bërë thirrje qytetarëve që të rrinë të qetë pasi asgjë nuk ka për të ndodhur, ndrësa ka theksuar se autoritetet nuk do të lëndojnë askënd, por as nuk do të lejojnë njeri që të shkatërrojë qytetin. “Asnjë revolucion nuk është në progres,…

Read More

Mijëra qytetarë dhe simpatizantë të opozitës serbe kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Beograd, pasi nuk janë dakord me rezultatin e zgjedhjeve. Protestuesit kanë kërkuar të hyjnë me dhunë në Bashkinë e Beogradit, por aty janë ndalur nga policia, e cila ka përdorur gaz lotsjellës. Serbian pro-opposition protestors tried to storm the Belgrade City Hall. President Vucic held a press conference stating: “There is no revolution going on. There are 1,840 people protesting. We will arrest those who resort to violence”. pic.twitter.com/F7dgVQjqbi — kos_data (@kos_data) December 24, 2023 Opozita serbe ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve në bashkinë e kryeqytetit, ndërsa…

Read More

Opozita serbe ka dalë sërish në protestë mbrëmjen e sotme, pasi kontenston rezultatin e zgjedhjeve lokale për Beogradin. Mediat serbe raportojnë se përfaqësues dhe simpatizantë të forcës “Serbia Kundër Dhunës”, kanë protestuar sërish mbrëmjen e sotme para godinës së Komisionit Zgjedhor (KZZ), pasi janë kundër rezultatit të dalë nga ky institucion, duke pretenduar se janë manipuluar votat. #beograd #belgrade #srbija #serbia #rik #izbori2023 #elections2023 #izbornakradja pic.twitter.com/7j9V2fevHC — Misha M (@mmadjarac) December 24, 2023 Protestuesit me pankarta në duar kanë kërkuar që tu njihet fitorja dhe të mos ju vidhen votat. /Vizionplus.tv/

Read More

Libri me titull “Dheas të fjalës”, i autorit Aleksandër Çipa, mblodhi të shtunën në Bibliotekën ” Pestalozzi” në Cyrih dhjetëra lexues dhe qytetarë të pranishëm, shumica nga troje të ndryshme të hapësirës shqiptare, transmeton albinfo.ch. Drejtoresha e kësaj biblioteke, Suela Jorgaqi, e cila ka krijuar tashmë një kalendar paraqitjesh për autorë të ndryshëm dhe për botime të rëndësishme në letrat shqipe dhe në atë ndërkombëtare, paraqiti për të pranishmit aspekte të karrierës së gazetarit Aleksandër Çipa, të cilat janë të lidhura me njohjen gjithëkombëtare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe hapësirën e emigrimit dhe diasporës shqiptare.…

Read More

Presidenti Vuçiç ka deklaruar këtë të diel se do të zbatojë detyrimet që dalin nga marrëveshja për normalizimin e marrëdhëneve me Kosovën. Por ai vijon të këmbëngulë në qëndrimin se nuk do ta njohë pavarësisnë, edhe pse kjo është një nga pikat e marrëveshjes. “Serbia do të zbatojë gjithçka që kemi thënë, në mënyrë të denjë dhe korrekte por pas formimit të bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Sa i përket atyre që kemi bërë deri tani, ne gjithmonë e kemi thënë që duam kompromis por do tua bëjmë të qartë të gjithëve, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës,…

Read More

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar akuzat e bëra nga kryeministri Albin Kurti, se në disa poligone ushtarake po stërviten pjesëtarë të grupit që sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. “Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të forcave të armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të forcave të armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në reagim. Një ditë më parë kryeministri Kurti deklaroi se Millan Radojçiç dhe grupi i tij po përgatiten të kryejnë…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Vushtri. Sipas policisë, një grua shtatzënë është goditur nga makina. Ajo ka humbur binjakët e saj dhe vetë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “Më datë 23 është arrestuar i dyshuari kosovar, i cili teksa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në paraburgim./vizionplus.tv

Read More

Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Ky vendim vjen veçanërisht pas sulmit terrorist serb në veri më 24 shtator, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur ambasadori ynë në Prishtinë, Petrit Malaj. “Shqipëria gjithmonë i ka qëndruar mendimit që KFOR-i duhet të forcojë praninë e tij dhe të jetë i pranishëm ku do në Kosovë për të realizuar misionin e tij që ka për siguri dhe të paqes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Mendoj se KFOR-i po e bënë këtë, ka rritur forcat dhe prania e saj në veri të Mitrovicës ndjehet…

Read More

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka mohuar akuzat e bëra nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se në disa poligone ushtarake po stërviten pjesëtarë të grupit që sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. “Është gënjeshtër dhe absurditet i plotë që terrenet stërvitore të Forcave të Armatosura të Serbisë po përdoren për stërvitjet e ndonjë njësie, me përjashtim të njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe herë pas here edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha kjo ministri, duke hedhur poshtë po ashtu se ka plane për sulme në territorin e Kosovës. Më herët…

Read More

Forcat e KFOR kanë “blinduar” veriun e Kosovës, pas paralajmërimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se autoritetet kanë indicie për një tjetër sulm terrorist. Ushtarët e KFOR kanë nisur një patrullim në zonën e Leposaviçit, një nga disa komunat me shumicë serbe, të cilat shpesh herë marrin vëmendjen për shkak të tensioneve që krijohen në veri të Kosovës. Lajmi njoftohet nga faqja zyrtare e KFOR, ku theksohet se patrullimi ka në fokus ruajtjen e sigurisë së shtetit të Kosovës dhe qytetarëve në veri. “Ushtarët amerikanë caktohen në Komandën Rajonale të KFOR-it Lindje. (RC-E) kryen një patrullë sigurie afër Leposaviqit.…

Read More