Author: Test

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çellopek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri mes anëtarëve të të njëjtit fis dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se është vënë në pranga  autori i dyshuar i ngjarjes 60-vjeçari I.I i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur. “Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”,…

Read More

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në Serbi më 17 dhjetor dhe që të ruhet qetësia. Kështu tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, duke u përgjigjur në pyetje rreth zhvillimet e fundit në Serbi, ku po vazhdojnë protestat me kërkesa për anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen zgjedhjeve të reja. “Ankesat për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen dhe të adresohen në mënyrë të duhur. Përderisa e drejta për protesta paqësore duhet të respektohet, dhuna nuk është zgjidhje dhe është e papranueshme”, tha ajo. Më 17 dhjetor, Serbia mbajti…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës,  ku raportohet për dy të vrarë. Mediat në Maqedoninë  e Veriut raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë dy persona nga e njëjta familje dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Theksohet se një nga dy të plagosurit është autori i krimit. Sipas asaj që raporton Alsat shkak për këtë krim të rëndë dyshohet të jetë bërë zënka për një vend parkimi. Të njëjtat burime theksojnë se viktimat dhe autori kanë qenë të afërm mes tyre dhe se kanë patur edhe…

Read More

Konflikti 10-vjeçar i targave mes Kosovës dhe Serbisë duket se po merr fund. Kryeministri Albin Kurt i është përgjigjur pozitivisht vendimit të Serbisë për njohje duke bërë të ditur se edhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë, por pa dhënë një afat të caktuar. “Vendimin tonë të vbarazvlefshëm do ta marrim sapo policia të dokumentojë dhe vërtetojë se serba po e zbaton të plotë vendimin e saj”, tha Kurti. Megjithastë Kurti e cilesoi vendimin e Beogradit si nje manovër e rradhës për hir të pushtetit. “Po përdoren për të ulur presionin nga perëndimi demokratik, BE SHBA mbi serbinë për…

Read More

Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska. Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska. Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i…

Read More

Gazetari nga Kosova, Arton Turkaj ka ndërruar jetë në moshë në re. Ai ishte një emër i njohur në rrjetet sociale dhe në btën e gazetarisë. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e Turkaj. Ky ishte i njohur në rrjete sociale për statuset e tij me humor e ironi. Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së parakohshme të gazetarit./vizionplus.tv

Read More

Në një atmosferë pikëllimi të thellë po bëhet varrimi i këngëtari grek Vasilis Karras, në vendlindjen e tij në Kokkinohor Kavala, ku ka mbërritur trupi i tij pak para orës 12:00. Momentet ishin tejet emocionuese teksa turma e të afërmve, miqve, kolegëve dhe madje edhe fansave të thjeshtë të këngëtarit të dashur duartrokitën dhe thërrisnin “i pavdekshëm”. Vasilis Karras kishte shprehur dëshirën për t’u varrosur në fshatin e tij, madje duke njoftuar presidentin dhe mikun e tij, Christos Diamantidis, që të përgatiste rrugën për në varreza, kur ndjeu se ishte gati të largohej. Më herët, nën tingujt e bandës së…

Read More

Më shumë se një javë pas zgjedhjeve në Serbi, protestat nuk po ndalen. Opozita e bashkuar dhe studentë bllokuan rrugët e Beogradit një natë më parë për disa orë më radhë. Mijëra protestues marshuan nga Komision i zgjedhjeve drejt stacionit të policisë ku po mbahen disa nga të arrestuarit ndërsa disa politikanë të opozitës ndodhen në grevë urie. Janë rreth 40 protestues që po mbahen në burg pas përplasjeve të forta me policinë të dielën në mbrëmje. Komisioni Zgjedhor deklaroi se pas kontrollit të listave të votuesve, pretendimet e opozitës nuk ishin të vërteta. Grupet vendore joqeveritare të monitorimit të…

Read More

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka reaguar lidhur me vendimin e Serbisë për të lejuar qarkullimin e automjeteve me targa të Kosovës në territorin e saj. Stano shprehet se Bashkimi Europian e përshëndet këtë vendim në emër të dialogut mes dy vendeve. “BE mirëpret vendimin për të njohur zyrtarisht targat RKS të lëshuara nga Kosova, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes”, tha ai. Sipas tij, ky vendim është treguar se mes Serbisë e Kosovës mund të arrihet progres përsa i përket dialogut dhe…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkup, ku një mjeke i ka prerë aksidentalisht gishtin foshnjes së porsalindur. Ngjarja është regjistruar në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike në Shkup, ndërsa mjekja është pushuar nga puna. Sipas autoriteteve, mjekja ka prerë aksidentalisht një pjesë të gishtit të madh të foshnjes së porsalindur. Lidhur me ngjarjen e rëndë reagoi edhe vetë klinika. “Pediatri kujdestar ka vepruar sa më profesionalisht dhe me përgjegjësi dhe është thirrur menjëherë kirurgu pediatër. I porsalinduri është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve, ku i është sanuar lëndimi”, njoftoi Klinika. Komisioni Disiplinor po heton ngjarjen e rëndë./vizionplus.tv/

Read More