Author: Test

Një tërmet 3.7 ballë me epiqendër në Ohër të Maqedonisë së Veriut është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Pogradecit dhe Pustecit për shkak të afërsisë ndërkohë që nuk raportohen probleme nga lëkundjet. Tërmeti është shoqëruar është me paslëkundje të tjera, të cilat kanë qenë të një shkalle me të ulët pa shkaktuar probleme apo panik.

Read More

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Maqedoninë e Veriut si pasojë e të shtënave me armë zjarri në spitalin shtetëror. Ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 18:05 minuta të kësaj të enjteje. Sipas raportimeve të policisë, ngjarja ka ndodhur në hyrjen e Spitalit të Tetovës, ndërsa më herët ka pasur edhe një zënkë mes personave të plagosur dhe atyre që janë shpallur në kërkim. “Sot rreth orës 18:05 në SPB Tetovë është raportuar se para hyrjes në Qendrën Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës janë qëlluar me armë zjarri dy persona nga fshati Gajre i Tetovës, të cilët…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i zhgënjyer nga njoftimi se Shtetet e Bashkuara do t’i shesin Kosovës raketahedhës kundër tankeve, “Javelin”. Kështu thuhet në një njoftim të presidencës serbe pas takimit të udhëheqësit serb Vuçiç me ambasadorin amerikan në Beograd, Chritopher Hill. Sipas komunikatës, ambasadori Hill e njoftoi presidentin Vuçiç për pranimin e kërkesës së Prishtinës për blerjen e raketave kundërtank “Javelin”. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t’ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, nga ku fillon procedura zyrtare. Presidenti Vuçiç, thuhet më tej, tha se “ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë”,…

Read More

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha se ngjarje të dhunshme në veri të Kosovës, pas ngjarjeve në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar, Uashingtoni nuk do të lejojë të përsëriten. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me gazetarë më 11 janar, O’Brien u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shmangin veprimet provokuese në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. “Mendoj se është shumë e rëndësishme, veçmas pas ngjarjeve në shtatorin e kaluar, ku një grup tentoi të importonte një numër të madh të armëve që do të mund të shkaktonin dhunë të madhe,…

Read More

Me plagë të shumta dhe dëmtim të rëndë neurologjik, kështu përcaktohet gjendja e 4-vjeçari grek, të dhunuar barbarisht nga njerku i tij. Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah nivelin e agresivitetit dhe dhunën çnjerëzorë të ushtruar ndaj tij nga partneri i të ëmës, për të cilin media greke raportojnë se nuk ishte hera e parë që ushtronte dhunë ndaj të miturit dhe 3 vëllezërve të tij. I mituri është në intubim, ndërsa raportohet se ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën. Ishte e ëma ajo që e gjeti të birin me plagë të shumta dhe e dërgoi në spital. Ndërkohë,…

Read More

Mediat greke kanë publikuar një tjetër video ku dallohen dy autorët e vrasjes së 41-vjeçares shqiptare, Gjeorgjia Murati, në Selanik. Në videon e regjistruar nga një kamera sigurie e një biznesi pranë, shihen dy autorët, bashkëshorti i të ndjerës dhe shoku i tij, duke mbajtur trupin e pa jetë të saj. Pamjet janë regjistruar në natën e ndërrimit të viteve në Kalamaria. Njëkohësisht, shihen dy të arrestuarit për vrasjen mizore të 41-vjeçares, duke mbajtur një dyshek sipër makinës, pak orë pas. Në videon prej 13 sekondash të regjistruar nga kamerat e sigurisë së biznesit, fiksohen lëvizjet e autorëve rreth 4.5 orë pas vrasjes që ata kryen…

Read More

Një ngjarje e rëndë tronditi Selanikun mbrëmjen e së martës, ku protagonistë ishte një familje shqiptare. 50-vjeçari Fatmir Terallari vrau me pushkë kunatin e tij 33-vjeçar, pasi mësoi nga vajza e tij 18-vjeçe cila ishte abuzuar prej vitesh nga vëllai i njerkës së saj. Mediat greke raportojnë se pas ekspertizës së bërë në trupin e 33-vjeçarit rezulton se ai ka plagë në bark që janë shkaktuar nga plumbi që ka marrë, dhe lëndime në fytyrë, të cilat janë shkaktuar nga qyta e pushkës. Ngjarja 50-vjeçari Fatmir Terollari mësoi nga vajza e tij se ishte abuzuar disa herë nga vëllai i…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në një takim homologun e tij irlandez Leo Varadkar. Në një konferencë të përbashkët për shtyp shefi i qeverise se Kosovës ka  kembngulur edhe njëhere te nënshkrimi i marrveshjes me Serbinë, ndersa ka akuzuar Beogradin zyrtar për shkeljen e neneve të saj. “Problemi është që nga 11 nenet e Marrëveshjes Bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia. Ne kërkojmë siguri ligjore jo vetëm për zbatim, por edhe për mos ta shkelur. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar nënshkrim. I bëj thirrje si arbitër Bashkimit Evropian që gjithmonë të reagojë, edhe në shkeljet…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Sipas medieve vendase, pas 22 ditëve luftë për jetën, në Klinikën e Shkupit ka ndërruar jetë një dy-vjeçare nga Kërçova, e cila ishte rrahur nga babai i saj. Policia ditën e djeshme ka  arrestuar babanë e vogëlushes, shtetasin F.D, 30 vjeç. “Dyshohet se me datë 18.12.2023, në shtëpinë familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike në Shkup, ku me datë 08.01.2024 ka ndërruar jetë”,…

Read More

Policia greke ka zbardhur vrasjen mafioze të ndodhur në korrik 2023 në Kalkidhiki ku mbeti i vrarë Ohran Bajrami si dhe u plagos rënë Sead Sezlovijk. Polygyros Security njoftoi të enjten se ka identifikuar një nga ekzekutorët. Bëhet fjalë për Gani Tushën, 33 vjeç shtetas i Maqedonisë së Veriut, me origjinë shqiptare. “Motivi i krimit lidhet me rivalitetin mes dy grupeve kriminale, të cilat kryesisht janë aktive në trafikun e drogës dhe e kanë bazën në vendin e origjinës”, thuhet në njoftim. Autori i identifikuar për sulmin në Kalkidhiki aktualisht është i burgosur në një burg të Shkupit, i akuzuar për…

Read More