Policia greke ka zbardhur vrasjen mafioze të ndodhur në korrik 2023 në Kalkidhiki ku mbeti i vrarë Ohran Bajrami si dhe u plagos rënë Sead Sezlovijk.

Polygyros Security njoftoi të enjten se ka identifikuar një nga ekzekutorët. Bëhet fjalë për Gani Tushën, 33 vjeç shtetas i Maqedonisë së Veriut, me origjinë shqiptare.

“Motivi i krimit lidhet me rivalitetin mes dy grupeve kriminale, të cilat kryesisht janë aktive në trafikun e drogës dhe e kanë bazën në vendin e origjinës”, thuhet në njoftim.

Autori i identifikuar për sulmin në Kalkidhiki aktualisht është i burgosur në një burg të Shkupit, i akuzuar për pjesëmarrje në një vrasje të dyfishtë që ndodhi rreth një vit më parë në lokalin “Sisa” në qytetin e vjetër të Shkupit.

Në një reportazh të mëparshëm të NEWS24/7 theksohej se pas sulmit në Hanioti qëndronte lufta mes dy bandave rivale të Maqedonisë së Veriut, Dukanjik dhe Belanoca.

Konflikti ka marrë dhjetë jetë në vitet e fundit.

Bajrami ndodhej në një vilë në Kalkidhiiki kur autorët e dyshuar u afrun dhe qëlluan me 19 plumba.

I vrarë mbeti Orhan Bajrami ose “Oki”, 39 vjeç, biznesmen në Shkup me aksione në një kazino dhe një fabrikë pijesh alkoolike.

Që në fillim, vrasja e tij u konsiderua nga autoritetet si një “kontratë vdekjeje”.

Ai konsiderohej si lideri informal i grupit të Dukanjik, i cili është në luftë me grupin Belanoca.

Banda e parë thuhet se është formuar në qytetin e vjetër me shumicë shqiptare të Shkupit, ndërsa e dyta në provincën e Kumanovës, gjithashtu një krahinë shqiptare në kufirin verior të vendit, 25% e popullsisë së vendit fqinj janë shqiptarë.

A.S, një i afërm i “Okit”, i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë në një magazinë jashtë Shkupit, në verën e vitit 2009, konsiderohet si i vdekuri i parë i luftës civile mes bandave.

Ai konsiderohej si koka e bandës së drogës nga një uebsajt maqedonas./Vizionplus.tv

Share.

Leave A Reply

Exit mobile version