Nëna 37-vjeçare, e cila mesditën e së martës vrau foshnjën e saj 6 muajshe duke e rrahur për vdekje brenda shtëpisë së saj, nuk mundet të japë një shpjegim mbi aktin e saj tragjik.
Ajo shprehet se bëhet fjalë për një forcë të mbinatyrshme e të padukshme që vrau foshnjën e saj, por jo ajo.
Tragjedia ka ndodhur para syve të dy vajzave të saj të mitura, 6 dhe 7 vjeç, të cilat kanë njoftuar gjyshërit për ngjarjen tragjike. E ëma po mbahet në Komisariatin e Verisë në gjendje shoku dhe duket se ende nuk e kupton se çfarë ka bërë.
Sipas informacioneve, 37-vjeçarja thuhet se u ka thënë prindërve të saj, të cilët hapën derën dhe panë foshnjën e tyre të plagosur rëndë dhe mbesat e tyre duke bërtitur, se nuk e vrau ajo, por një forcë e padukshme.
Një fqinj i familjes flet për protothema.gr për problemet me të cilat përballet 37-vjeçarja, duke folur për një situatë psikologjike që është rënduar sapo ish-partneri i saj e la kur ajo ishte shtatzënë.
“Vajza kishte probleme. E kisha kliente në dyqan dhe pasi lindi vuante edhe nga depresioni i lehtë. Kjo ishte arsyeja pse ajo kishte ardhur këtu, te nëna e saj. Më parë, jetonte në Giannica. Tani së fundmi ajo ka mori shtëpi me qira pranë nënës dhe motrës së saj.
Ajo kishte probleme prej kohësh, pasi ishte divorcuar dhe kishte mbetur e vetme me dy fëmijët. Më pas ajo takoi dikë tjetër, mbeti shtatzënë por edhe ai e la atë. Pas kësaj gjendja e saj u përkeqësua. Ajo ishte si e humbur”, thotë banorja e Makrohorit që njeh familjen e 37-vjeçares./vizionplus.tv/